Ministrja Gjoni paralajmëron hetime për paraardhësit

0
437
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një interpelancë të thirrur nga opozita për ekstradimin e Nezar Seitit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni deklaroi se ka vepruar mbi bazë të dokumenteve të prokurorisë dhe gjykatës, siç është vepruar në të gjitha ekstradimet. “Çfarë kërkoni nga unë?”, iu drejtua ministrja deputetëve të opozitës, duke i akuzuar se po gjejnë sebepin e radhës për të nisur konflikt dhe se opozita është në konflikt me reformën në drejtësi. Madje, ajo shkoi më tej duke paralajmëruar parardhësit e saj për hetime ndaj ekstradimeve që kanë bërë ata gjatë kohës që kanë qenë në detyrë. “Xhevahirët tuaj të ekstradimit, veçanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale. Të paktën ju, ishi ministrave të drejtësisë tregohuni të ndershëm para syve të qytetarëve se jo vetëm që nuk keni lënë një data bazë të tillë, po keni lënë pas në atë ministri sisteme të tenderuara në mënyrë ekstraligjore që sot nuk funksionojnë” u shpreh ajo. Në shpjegimin e saj për ekstradimin e Seitit, Gjoni tha se i është referuar dokumenteve të organit të akuzës dhe gjykatës. “Ky është precedenti i parë për një kërkesë të tillë për një interpelancë për një çështje të tillë, është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve të mëparshme, e shumë viteve për ekstradimin e shtetasve në Republikës e Italisë. Motivi politik kundër reformës në drejtësi ka ngritur kundër meje një vendim gjyakte të formës së prerë të përcjellë nga prokuroria e përgjithshme për lejmin e ekstradimit të një personi të kërkuar nga prokuroria e Catanias. Bëhet fjalë për të njëjtën prokruroi akuzuesit e mi sot që e ngritën në qiell vetëm p[ara dis amuajsh si të ishte dora e perëndisë në hetimin e grupit kriminal famëkeq, Habilaj. Sqaroj po ashtu se Ministria e drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një vendimi gjykate, dhe dokumentacionit që verifikon prokuroria dhe gjykata. Aq më tepër të vërë në diskutim zbatimin e vendimit të një gjykate, vendim që e përcakton qartë se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi”, tha Gjoni.

Zjarr Tv Ad