Ministrja Ibrahimaj: Kontrolli në bizneset e Dukës ishte rastësi! Meta e ironizon: Domosdoshmëria çan rrugë përmes rastësisë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur sot se kontrolli i Tatimeve në bizneset e familjes Duka ka qenë i rastësishëm. Sipas saj, për bizneset e kreut të FSHF ishte bërë një denoncim ndaj dhe administrata tatimore zbarkoi atje.

“Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.

Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

Këtë deklaratë e shpërndan me ironi presidenti Ilir Meta dhe qesh me të madhe. “Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha”, shkruan në rrjetet sociale presidenti.

Zjarr Tv Ad