Ministrja Krifca: Do çojmë panele diellore në stane/ DYLGJERI: Planifikim familjar edhe per bagetite

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca avancoi më shumë në projektet e saj për blegtorinë, duke hedhur një tjetër iniciativë të guximshme, investimin me panele diellore në stanet e barinjve. Në fillim të fjalës së saj, Krifca u mundua të shpjegonte edhe shprehjen “Akademia e Barinjve” e cila u bë virale dhe është përdorur gjatë gjithë kohës nëpër media dhe rrjete sociale. Por ajo thjesht e rëndoi gafën, pasi tha se tani do dërgohen edhe panele diellore në stane.

“Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.

Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë nga ministrja e Bujqësisë ka reaguar gazetari i njohur Ylli Dylgjeri i cili me nota humori shkruan që ky objektiv i Ministrisë së Bujqësisë është pajisja e shpejtë e bagëtive me condom pasi nuk do përballohet numri i pjejlleve

POSTIMI I PLOTE NGA YLLI DYLGJERI:

Objektiv i fundit i MB:

Një objektiv tjetër i blegtorise sot është pajisja e shpejtë e bagëtive meshkuj me condom se nuk do të përballohet numri pjelljeve dhe per pasojë shtimi i numrit të krereve…megjithë këto investime

Zjarr Tv Ad