Ministrja Kushi sqaroi mbylljen e “Mehmet Akif”, i kthehet profesori: Fëmijëve do tu vijë turp për një nënë si ti, pas atij vendimi që firmose

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka sqaruar mëngjesin e sotëm tre arsyet, sipas saj, që çuan qeverinë në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë. Edhe pse duket mbyllja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Erdogan për Ramën, ministrja i quan ato spekulime.

Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Këto janë tre arsyet e përmendura nga ministrja Kushi. Në reagimin publik, asaj i është përgjigjur pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Ramadan Çipuri. Ai thotë se arsyet e pretenduara për mbylljen janë “paçavure” sepse “Mehmet Akif” ishte një ndër shkollat më të mira në vend.

“Znj.Ministre, të gjithë e dimë që këto që shkruan janë paçavure të një njeriu në vështirësi, që i ka mbetur pështyma në fyt e s’e gëlltit dot. Lërini këto broçkulla. Historia do të të kujtojë ty, si firmëtare të asaj shkrese, si faqja e zezë, që mbylli një nga shkollat më të mira në vend, me nxënësit dhe sukseset e të cilëve jeni mburrur të gjithë me radhë.

Më beso ministreshë, fëmijëve të tu do tu vijë turp që kanë pasur një nënë si ti, pas atij vendimi që firmose. E ke pasur në dorë, ose jo, ai vendim do të të gryejë për brenda, si ai krimbi në dërrasën e kalbur, do ta vuash gjatë gjithë jetës, në të gjallë e në të vdekur. E pështirë në gjithë argumentet që sjell”, shkruan profesori Çipuri.

Zjarr Tv Ad