Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale/Numri i të infektuarve mund të rritet përtej kapaciteteve tona …

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid19.

“Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID3 dhe COVID4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të pajisjeve të reja të reanimacionit dhe rinovimin e plotë të aparaturave në spitalin e Lezhës, Manastirliu tha se po vijojnë investimet për të fuqizuar spitalet rajonale.

“Po fuqizojmë me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë jo vetëm spitalet universitare por edhe spitalet rajonale, ku shërbimi nuk ka munguar. Qytetarët vijojnë të marrin shërbime në spitalet tona, qoftë ato universitare, qoftë rajonale dhe qoftë ato bashkiake, duke siguruar për mjekët dhe infermierët masat mbrojtjes personale por dhe duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit. Ne do të vijojmë që të rrisim stokun e materialeve të mbrojtjes personale” – tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se të gjithë mjekët e politikës apo politikanët e mjekësisë të vijnë ta shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh aty ku bëhet lufta, se si po i rrisim çdo ditë kapacitetet.

“Për të gjithë ata “mjekë të politikës, apo politikanë të mjekësisë” i them që ne jemi këtu, në krye të detyrës. Por ajo çfarë kërkon kjo situatë është më shumë solidaritet. Ndaj, le të vijnë aty ku po bëhet beteja, ku po bëhet lufta, në spitalet tona dhe të shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh. Se si po rrisim kapacitet çdo ditë, se çfarë impenjimi ka personeli mjekësor që është në krye të detyrës. Ajo çfarë realisht jemi duke bërë është pikërisht më e mira që ne kemi mundësi brenda gjithë kapaciteteve tona”, tha Manastirliu.

Me pajisjet e reja mjekësore të instaluara në spitalin rajonal të Lezhës janë fuqizuar kapacitetet biomjekësore në shërbimin e reanimacionit duke vendosur, 10 monitorë, respiratorë, respiratorë Bipap, aspirator salle, defibrilator, EKG, pompa infuzioni, shiringa elektrike, ventilator portabël, puls oksimetër, maska CPAP, laringoskopë, oksigjenator, 20 sete intubimi, eko fikse dhe shtretër të rinj plotësisht të pajisur.

Zjarr Tv Ad