Ministrja Shahini publikon udhëzuesin e përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka publikuar një udhëzues për mësimin në kushtet e shtëpisë.

Në një njoftim ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar këtë udhëzues në të cilin janë marrë parasysh dhe integruar ndryshime të sugjeruara nga mijëra mësues, nxënës dhe prindër.

Udhëzuesi ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë, përtej fazës fillestare dy javore të mbylljes së shkollave për shkak të Covid-19.

Brenda këtij dokumenti, janë listuar të gjitha, udhëzues të ndryshëm, modele testesh për provimet kombëtare, platforma online, si dhe video tutoriale, të cilat mbështesin mësuesit në punën e tyre.

Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.

Link i udhëzuesit: https://arsimi.gov.al/udhezues-i-perditesuar/

Zjarr Tv Ad