Ministrja Xhaçka reagon pas deklaratës së Putin: Nuk ka mercenarë Shqiptarë në Ukrainë, mashtrim i Moskës!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratë së presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Ballkani, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Xhaçka e quan “një gënjeshtër të Moskës” deklaratën që Putin bëri gjatë bisedës telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se Shqipëria do të qëndrojë krah aleatëve dhe partnerëve për t’i dhënë fund agresionit rus.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Është një gënjeshtër që Moska vijon ta përsërisë paturpshmërisht! E thënë kjo, Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe do të vijojë të punojë me aleatët dhe partnerët për të ndihmuar që t’i jepet fund agresionit rus të paprovokuar ndaj popullit ukrainas. Zoti i bekoftë”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad