Në prag të sezonit të ri futbollistik, shumë skuadra po zhvillojnë ndeshje miqësore për të qënë gati në start.
Mbrëmjen e djeshme janë zvilluar disa takime miqësore ku një ndër më të rëndësishmet ishte ajo midis Juventusit dhe Atletikos së Madridit të përfunduar me rezultatin 0-4 në favor të spanjollëve. Protagonist i këtij takimi ishte ish sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata me tre gola të shënuar. Spanjolli e zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të pas një topi të marrë nga Joao Felix, madje rezultati mund të kishte qënë edhe me I thëllë nëse në të 40-tën minutë ky i fundit nuk do të humbtë një 11-metërsh. Tre minuta më vonë Morata shënoi edhe golin e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2. Në pjesën e dytë ishte përsëi protagonist Morata që shënoi edhe golin e tretë të sfidës por edhe të tretin personal, ndërsa për të mbyllur llogaritë mendoi Matheus Cunha me golin e tin ë minutat shtesë. Me Juventusin që nuk mundi dotë të reagonte në asnjë moment.
Barcelona luan ping-pong me meksikanët e UNAM Pumas! Skuadra e Xavit fitoi me rezultatin tenistik 6-0 në shtëpi me Lewandowskin që hapi serinë e golave që në minutën e 3-të, dy minuta më vonë Pedri dyfishoi shifrat. Nuk kaluan më shumë se 5 minuta dhe Dembele do të shënonte edhe të tretin, minuta e 19-të dhe rezultati ishte 4-0 pas golit të dytë personal të Pedrit. Barcelona e uli disi ritmin por në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera me Aubameyang dhe de Jong që e cuan rezultatin në 6-0. Katalanasit në këtë fillim sezoni duken një skuadër e frikshme pas afrimeve të reja.