Miqësorja Turbina-Dinamo/Ndeshja ndërpritet pas një sherri masiv

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në takimin miqësor Turbina Dinamo në stadiumin Nexhip Trungu. Ndeshja është ndërprerë në minutën 12 të pjesës së parë pasi futbollisti Bytyçi goditi futbollistin Koldashi.

Në konflikt janë përfshirë futbollistët e dy ekipeve për të ndalur dhunën mes lojtarëve. Ekipi i Dinamos është tërhequr nga loja dhe është drejtuar për në dhomën e zhveshjes.

Në stadiumin Nexhip Trungu ka ndodhur për herë të parë një ngjarje e tillë. Nuk mungoi ndërhyrja e drejtuesve të klubeve që paralajmëruan futbollistët që u përfshinë në konflikt.

Për ekipin Turbina, ndeshja miqësore me Dinamon ishte aktiviteti i parë që zhvillonte në prag të fillimit të kampionatit shqiptar të kategorisë së parë. Në dispozicion të trajnerit brazilian Troisi ishte planifikuar që të testoheshin të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Zjarr Tv Ad