Miratimi i Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit, reagon ambasadorja Kim: S’ka qenë kurrë për fitim ose shfrytëzim

0
326
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas miratimit në Parlament të Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit.

Nisur nga akuzat e shumta që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.

Yuri Kim kujton se AADF është krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e USAID për të mbështetur dhe për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri.

“Që atëherë, AADF ka akorduar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr mbi 300 milionë dollarë nga investitorë të tjerë.”

Zjarr Tv Ad