Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, Rama: Respekte dhe urime miqtë e mi!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ratifikimit në parlamentin grek të ‘Marrëveshjes së Prespës’ me 153 vota pro dhe 146 kundër dhe një abstenim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama: E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama në Twitter.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Ndërkohë që në Kuvend ka pasur akuza të forta nga Agimi i Artë në drejtim të deputetëve që votuan pro, të cilët i kanë quajtur tradhtarë.

Jashtë Kuvendit janë zhvilluar protesta të shumta nga ana e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar marrëveshjen.

Zjarr Tv Ad