Miratohen në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Manja përplaset me Litën:”Zotëri më duket se fola shqip!Ti ke nevojë për përkthyes,se më duket je mësuar në Kamëz…”

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pas paraqitjes se disa nismave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me shumicë në Komisionin e Ligjeve u vendos që në parim të miratohen për ttu kaluar më pas në diskutimin nën për nen.

“Bashkimi i nismave në një dhe të gjithë amendamentet dhe të kolegëve të tjerë do të bashkohen dhe do të shqyrtohen në një tekst të integruar. Nesër diskutime për ndryshimet nen për nen,” është shprehur Manja, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Por përpos disa diksutimeve në lidhje me këto ndryshime mbledhja e këtij këshilli nuk ka kaluar pa tensione, ndërsa Manja është përplasur me deputetin e opozitës së re KoraB Lita.

“Ore ti a je në mbledhje apo në Këshill Politik. O zotëri më duke t se fola shqip. Ti ke nevojë për përkthyes, të përkthejë shqip se ke mësuar atje të në Kamëz gjuhë tjetër. Kemi tre nisma dhe do bëjmë një tekst të integruar. Ramë dakord? Nuk ke rënë ti? Atëherë kur të biesh ti do biesh mbrapa. Andi Përmeti qenka kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Tërhiqeni dhe amendamentin se e keni sjellë kot. Zoti Lita ty do të duhen edhe dy vjet të tjera të mësosh rregulloren e Kuvendit se nuk të mjaftojnë dy vjet”, i tha Manja.

Ndërkohë një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka paraqitur dje në Këshillin Politik ku kërkohen lista të mbyllyra deri 1/3 dhe renditje alfabetike të kandidatëve në fletën e votimit.

Zjarr Tv Ad