Miratohet Kodi i ri Rrugor, KUJDES nga sot! Ashpërsohen masat për alkoolin dhe celularin gjatë drejtimit, kolaudimin do e bëni një herë në 2 vjet (E PLOTË)

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Kuvend është miratuar me 94 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim Projektligji “Për disa shtesa dhe ndrysjime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.

“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për  përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura“, u shpreh sot Vasilika Hysi.

Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.

“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.

Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

Zjarr Tv Ad