Miratohet në parim nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

0
31

Miratohet në praim nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese në ndryshimin e sistemit dhe eleminim të koalicioneve parazgjedhore.         Pas 2 orësh diskutime tek mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, 16 deputetë votuan pro projektligjit, asnjë abstenim, kurse kundër ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi. Tashmë do të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi ky ishte miratim vetëm në pranim teksa vlen të theksohet se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.