Miratohet Pr.ligji/ Mbyllen lojërat e fatit, organizimi dhe zhvillimi përgjegjësi e shtetit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ekonomisë po diskuton projekt ligjin për lojërat e fatit.  Gjatë fjalës së tij, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se personat që mbeten pa punë nga mbyllja  e basteve do punësohen përmes zgjerimit të ekonomisë.Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Brace u shpreh se operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani.

Edhe ditën e sotme ka pasur replica misdis ministrit Ahmetaj dhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, u shpreh se ky pr/ligj do të votohet të enjten. Braçe bëri të ditur gjithashtu se deputetët kanë provuar presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot aktivitetin e lojërave të fatit.

“Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bastet janë monopol i shtetit”.

 

 

Zjarr Tv Ad