Miratohet rezoluta e propozuar në OKB nga Shqipëria dhe SHBA, ministrja Xhaçka: Rusia u izolua, bota nuk do të heshtë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA është miratuar mbrëmjen e sotme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar se rezoluta u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, teksa thotë se edhe njëherë Rusia u izolua, ndaj bota nuk do të heshtë ër atë që po ndodh në Ukrainë.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA.

Sesioni i jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad