‘Miratoni statusin e klientit në nevojë’, draftpropozimi i shoqërisë civile dërgohet në Këshillin e Ministrave: Siguroni minimumin jetik të enegjisë elektrike

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile Adreatik Lapaj, kanë dorëzuar në Këshillin e Ministrave, nismën e tyre për të pajisur me statusin e ‘klientit në nevojë’ mijëra qytetarë që nuk kanë mundësi që të paguajnë energjinë elektrike. Kjo nismë synon që të shmangë raste të tilla tragjike si ai i Fierit, ku një grua humbi jetën si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në banesën e saj.

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve, deklaroi pas dorëzimit të draftpropozimit se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme. ‘Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një nga iniciatorët.

‘Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund’.

”Kjo VKM merr në mbrojtje rreth 500.000 qytetarë të Republikës së Shqipërisë nëse miratohet. Kjo VKM garanton mbrojtjen e një minimumi energjie elektrike për kategoritë në nevojë duke marrë në mbrojte ato shtresa që sot lemerisen nga mungesa e dritës dhe ngrohjes”, shprehet Lapaj.

Zjarr Tv Ad