Mirditë/ Situata e rënduar nga reshjet e borës, pushteti vendor inekzistent

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Bashkinë e Mirditës situata duket tejet e rënduar ,nga reshjet e shumta të borës

Dhjetëra fshatra janë izoluar, ndërsa Shtabi i Emergjencave ende nuk është vënë në veprim.

Rruga e Kombit është paralizuar.

Pushteti vendor dhe ai qëndror janë inekzistent.

Bora pastrohet nga vetë banorët e fshatit me ekskavatorë privatë pasi borëpastrueset mungojnë.

Asnjë ndihmë nga Shtabi i Emergjencave për  zonat e bllokuara dhe nuk ka ende asnjë njoftim për mbledhje.

Deputetja e qarkut të Lezhës Lindita Metaliaj e cila ka parë nga afër situatën thotë se gjendja është përkeqësuar për shkak të papërgjegjshmërisë së pushtetit lokal dhe qëndror ku fondet për emergjencat vidhen, paratë e taksapaguesve shqiptarë shpërdorohen dhe qytetarët lihen në mëshire të fatit.

Askush deri më tani nuk ka ndihmuar qindra familje të bllokuara në zonat rurale, të cilat janë nën pushtetin e borës, ngricës dhe temperaturave nën zero.

Mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat e Mirditës.

Reshjet e dendura të dëborës kanë izoluar totalisht fshatrat në Mirditë, Selitë, Kacinar, Fan, Orosh dhe qytetet Rrëshen, Rubik dhe Reps.

Bashkia dhe firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës nuk kanë ndërhyrë ende në zhbllokimin e rrugëve.

Deputeti Andon Frrokaj thekson se në rrugët e bllokuara nuk është shtruar kripë ndërsa mjetet borëpastruese nuk janë në funksion.

Zjarr Tv Ad