Mirush Kabashi/ “Rinia me kitarë në konvikt, martesa me studenten e tij”

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Student, ai merrte kitarën dhe luante. Tingujt përhapeshin nga dhoma e konviktit në oborrin përbri. Ndodhte që ulej me shokët edhe para godinës, e atëherë grumbuj studentësh dëgjonin muzikën e tyre. Kohët më të bukura, ishin ato kur shkonin në mbrëmje vallëzimi, ose qoftë edhe në aksione. Darkat, kur televizioni italian “RaiUno” transmetonte “Canzonissima”, studentët gozhdoheshin dhe e ndiqnin, mësonin këngët që transmetoheshin aty, i shkruanin tekstet dhe në ditët në vijim me kitara në duar, këndonin Çelentanon.

Kjo ishte rinia e Mirush Kabashit, që dje festoi 70-vjetorin e lindjes. “Gazeta Shqiptare” pyeti dje mikun e tij të kohëve të studimeve për jetën e tij. Profesor Josif Papagjoni, kritik arti e ka njohur Mirush Kabashin që kur ishin dy njëzetvjeçarë. Në intervistën e për “GSH”, ai risjell në vëmendje disa prej roleve të mikut të vet, duke shënjuar njëherësh edhe disa prej momenteve më kyçe të jetës së aktorit të njohur.

Vë në dukje natyrën mirënjohëse të Kabashit, por nga ana tjetër edhe karakterin pedant, kur vjen puna te shfaqjet e provat. Ai ka ardhur në jetë më 17 prill 1948 dhe është rritur në Durrës. Me origjinë nga Gjakova, ai është aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apologjia e fundit e Sokratit”.’

Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore, por edhe filmat. Tani i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film, Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion”, – është shprehur aktori në një intervistë.
Një rrëfim për jetën e Mirushit nga një prej miqve të tij më të mirë me rastin e 70-vjetorit të lindjes.

-Kur e ke njohur Mirush Kabashin?
E kam njohur që kur kemi qenë të dy në vitet tona studentore, në Institutin e Lartë të Arteve. Ky ka qenë dy vjet para meje dhe si student i binte kitarës. Unë i bija edhe vetë kitarës. Në fakt, ishim tre veta që i binim kitarës, se përveç nesh, ishte edhe Edmond Mëhilli nga Shkodra. Kishte një farë konkurrence mes nesh në një sens se duke qenë studentë të arteve, kushdo që i binte kitarës kishte edhe një farë privilegji, me shokë, me festa, me alegri e me femra.
Të gjithë studentët në Institutin e Lartë të Arteve takoheshin e njiheshin, shikonin rolet që realizonin gjatë procesit mësimor.

-Si u bë i njohur ai?
Ai nuk kishte ndonjë sukses kështu në fillim. Nuk ishte ende i afishuar kur e njoha unë. Në një moment të caktuar, ai mori pjesë në një dramë që e kishte vënë në skenë Pirro Mani. Mirushi doli në skenë dhe ngatërroi një fjalë; thoshte: a keni një “shkapse, shkupse, shkrepëse”. Kjo ngatërresë krijoi shumë ilaritet dhe menjëherë Mirushi spikati si një aktor që mund të luante në komedi. Nuk kishte pse të luante në dramë dhe në tragjedi. Ashtu siç ka ndodhur me Roland Trebickën që kërkonte vazhdimisht role heroike, edhe Mirushi ka kërkuar role dramatike, emocionale, e heroike në rininë e tij.
Mirëpo, portreti i tij, plastika e tij nuk ishin aq shumë të përshtatshme për to, ndaj ai spikati vetëm me një batutë dhe menjëherë u identifikua si një aktor komik. Dhe ka qenë gjenia e Piro Manit që e ka zbuluar dhe më pas ai u bë një aktor i jashtëzakonshëm i komikes.

Zjarr Tv Ad