“Mishka”, Artan Hoxha e zbulon: Ky është bossi i “Call Center”-ave në Shqipëri, e larguan me urgjencë ka lidhje të forta…

0
263
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar këtë herë një tjetër identitet që lidhet me “Call Center” në Shqipëri, çështje që shkaktoi shumë zhurmë pas aksi*onit që gjykata ndërmori ndaj vendbanimeve të ndryshme ku raportohej të kryhej një lloj aktiviteti që ishte me mashtrimin e shtetasve të huaj.

Sipas Hoxhës, shtetasi i cili konsiderohet si bossi i kësaj veprimtarie njihet me nofkën “Mishka” dhe ishte me origjinë nga Ukraina. Më tej, gazetari shtoi se duke qenë një person shumë i fuqishëm shihej i shoqëruar vetëm nga deputetë dhe ministra.

Gazetari investigativ Artan Hoxha: I njohur me nofkën Mishka. Me origjinë nga Ukraina. i pajisur me pasaportë në vitin 2016 e ka marrë në Varshavë. Është ndër të parët që ka hyrë në Shqipëri dhe është një nga themeluesit, shumë shqiptarë e kanë parë.

Nuk është parë me njerëz dokudo. Është parë me deputetë dhe ministra. Në Shqipëri ka bërë edhe biznese që kanë avulluar brenda natës. Call Centre që ka pasur ka pasur pagesat më joshëse. Autoritetet shqiptare e kanë shpallur “non grata” me motiv prishje të qetësisë publike. Pse e larguan me urgjencë, nuk e di çfarë duan të fshehin. E kanë shpallur me afat deri në vitin 2023.

Zjarr Tv Ad