‘Misionare e paqes’, Vasfije Krasniqi denoncoi krimet e luftës në Kosovë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vasfije Krasniqi e cila denoncoi dhunën seksuale ndaj grave shqiptare në luftën e Kosovës është nderuar me urdhrin e misionit të paqes. Në ceremoni u theksua domosdoshmëria e rehabilitimit të viktimave të asaj kohe.

U bë zëri i cili denoncoi dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave gjatë luftës në Kosovë dhe sot Vasfije Krasniqi Goodman nderohet si misionare e paqes.

Misioni diplomatik për paqe dhe zhvillim në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar zhvilluan ceremoninë e vlerësimit me urdhrin e misionit të paqes Shenjtorja Nënë Tereza.

Petro Koçi: Vasfija përfaqëson britmën dhe kushtrimin e clirimit të Kosovës. Kosova është e çliruar nga Kosova, Serbia nuk është çliruar akoma nga Kosova.

Tinka Kurti: Sot shpirti jot prehet në amshim dhe unë e di nuk je e qetë. Ti do të lutesh për botën për nënën Shqipëri. Na e fal rebelimin, na i jep bekimin se nuk jemi të këqij.

Drejtoresha e qendrës kosovare për rehabilitimin e viktimave të Torturës, Feride Rushiti thotë se për viktimat e asaj periudhe nuk është vënë ende drejtësi.

Feride Rushiti: Ende nuk ka drejtësi për asnjë krim që është kryer për 20 mijë gra, burra dhe vajza.

Bazuar në deklaratat zyrtare të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet nga të gjithë institucionet.

Zjarr Tv Ad