Misioni i pabesueshëm, ndahen binjaket e bashkuara pas operacionit 50 orësh

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Binjaket e bashkuara Safa dhe Marwa Ullah janë ndarë në mënyrë të suksesshme pas një operacioni 50 orësh në spitalin Great Ormond Street në Londër.

Binjaket kishin kafkën dhe enët e gjakut të përbashkëta.

Motrat dyvjeçare nga Charsadda në Pakistan, iu nënshtruan tri operacioneve për të ndarë kokën.

Vajzat, babai i së cilave vdiq nga një atak në zemër ndërsa nëna e tyre ishte shtatzënë, kanë dalë nga spitali.

Ato do jetojnë në Londër me nënën e tyre Mohammad Sadat Hussain, 57 vjeç dhe xhaxhain Mohammad Idrees.

Binjaket erdhën në jetë me lindje cezariane.

Gjatë operacionit, mjekët fillimisht punuan për të ndarë enët e gjakut të vajzave dhe më pas futën një pjesë plastike në kokat e tyre për të mbajtur larg trurin dhe enët e gjakut.

Dhe më pas mjekët ndërtuan kafkë të re duke përdorur kockat e vajzave.

Kirurgjia, që u pagua nga biznesmeni pakistanez Murtaza Lakhani, është ndjekur nga disa procedura të vogla që i mundësuan vajzave të jetojnë të pavarura.

Operacionet zgjatën më shumë se 50 orë dhe u përfshinë 100 anëtarë të stafit të spitalit.

 

Zjarr Tv Ad