Mister vdekja e 91 vjeçarit në Vlorë, flasin banorët: Ishte burrë i mirë, u habitëm kur e morëm vesh

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seri Petanaj u gjet i vdekur në banjën e banesës së tij, pasi ishte qëlluar me thikë. Sipas policisë, shkaku i vrasjes mund të jetë grabitja në banesën e 91 vjeçarit dhe rezistenca e këtij të fundit.

Sipas grupit hetimor dyshohet se personat qe mund të kenë qëlluar 91 vjeçarin, mund të jenë persona të cilët mund të kenë probleme me lëndën narkotike dhe i ka shtyrë këta të fundit që të vjedhin për të blerë drogë.

Policia është duke parë dhe disa kamera sigurie në lagjen përreth nëse autorët mund të jenë filmuar natën e krimit.

Sipas fqinjëve Seeri Petanaj ishte një njeri i qetë dhe pa problematika. Banorët shprehen se nuk e dinë se pse çfarë mund t’i ketë shtyrë autorët që të vrasin 91 vjeçarin.

Njeriu më i mirë që ka ekzistuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Ka qenë njeri i mirë, i folur nga njerëzit“, thotë një nga banorët.

Për banorët nuk është e konceptueshme vrasja e 91 vjeçarit për grabitje, pasi ai ishte një njeri i mirë dhe nuk kishte asnjë konflikt.

Sot e dëgjova për ngjarjen. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, por pse e vret. E kishin qëlluar në banjë me thikë“, deklaron një banor tjetër.

Zjarr Tv Ad