Misteret e vizitës së Putin në Beograd

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë takimit me Vuçiç, Putin mori si dhuratë edhe një qen Sharri, këlysh tre muajsh, të cilin e pagëzoi me një emër të veçantë: “Pasha”. Ajo që ra në sy dhe u komentua gjerësisht në Beograd është edhe çanta e zezë që shoqëroi Putin përgjatë gjithë ditës. Kjo çantë, njihet me emrin “Cheget” dhe aty besohet se ndodhet kontrolli i sistemit të armëve nukleare. Emrin “Cheget’ kjo çantë e ka marrë nga një mal i Kaukazit që përkthyer në shqip do të thotë “e Zezë. Cheget thuhet se ruan komunikimin ndërmjet Putin dhe selisë ku ndodhen armët bërthamore nëseë duhet të ato të vihen në funksion. Çanta mbahet kudo ku lëviz Putin dhe mediat serbe raportuan se në atë çantë ka një sistem audio viziv që mundëson komunikimin mes Putin dhe selisë së armëve bërthamore në Rusi. Putin mbërriti në Beograd mëngjesin e të enjtes dhe mbi 5 mijë policë u mobilizuan për të ruajtur sigurinë etij. Mbi 50 mijë njerëz dolën për të pritur presidentin rus nëpër rrugë.

 

Zjarr Tv Ad