Misteri i Star Wars dhe hotelit të braktisur të Tunizisë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hotel du Lac ka parë ditë më të mira. Forma e tij dalluese, që i ngjan një piramide të përmbysur ose një zogu në fluturim është bërë pjesë e diskutimeve në Tunizi prej vitit 1970-të.

Sot ai është plotësisht i braktisur, është pre e neglizhimit dhe fati i saj varet plotësisht nga ekuilibri.

Me shumë mundësi mund edhe të shembet. “Ndërtesa është jo pak në rrezik”, thotë Sahbi Gorgy, një arkitekt tunizian i përfshirë në hartimin e planeve për këtë ndërtesë në emër të pronarëve të saj libianë. Ai i tha për BBC se rivendosja e strukturës do të kushtonte më shumë se shembja dhe rindërtimi i saj, veçanërisht nëse anketimet e mëtejshme konfirmojnë dyshimin e tij se kuadri i çelikut është dobësuar.

Kërcënimi për shembjen e hotelit ka nxitur një grup aktivistësh (që kujdesen për ndërtesat historike të vendit) të bëjnë një fushatë për ruajtjen e kësaj ndërtese, duke theksuar rëndësinë dhe vlerat e saj arkitekturore.

Ndërtesa është një shembull kryesor i brutalizmit, lëvizja e shekullit të 20-të e njohur për format e saj të guximshme, skulpturore dhe sipërfaqet e ekspozuara, të betonit dhe metalit.

“Hoteli është një dëshmitar i veçantë për një epokë të vaktuar historike”, tha për BBC Mohamed Zitouni, një arkitekt i tunizian, i përfshirë në grupin e personave që kujdesen për këto objekte historike.

“Është një nga ndërtesat e rralla pas pavarësisë së Tunizisë që tregon vizion dhe pjekuri”.

Shpresat për ruajtjen e hotelit gjithashtu janë duke u mbështetur në një lidhje të dukshme me filmin fillestar të Star Wars të vitit 1977.

A frymëzoi hoteli Sandcrawler realizimin e filmit?

“Hoteli duhet të ketë shërbyer si frymëzim për Sandcrawler në Star Wars”, thotë një peticion në internet, duke bërë që raportet për lidhjen me filmin megjithëse disa prej tyre i atribuohen thjesht një legjende urbane.

Zitouni më pas i tregoi BBC-së që Lucas kishte parë ndërtesën kur vizitoi së pari Tunizinë dhe ishte “i frymëzuar për të nxjerrë ose për të projektuar një lloj të tankeve të rërës që janë të pranishme në këtë film… shumë të ngjashme me formën e Hotel du Lac” .

Gjithçka nganjëherë mbetet në nivelin e një legjende urbane sepse thjesht kanë dalë fjalë për këtë ngjashmëri dhe madje këtë e ka pohuar vetë regjisori i Star Wars.

 

Zjarr Tv Ad