Misteri i takimit 3-orësh mes Ramës dhe Erdogan

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk kanë kaluar as 2 muaj dhe kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sërish drejt Ankarasë. Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur papritur në një takim me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi i mbuluar nga misteri është duke u mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara.

Asnjë nga zyrat e shtypit nuk dhanë detaje për atë që është folur në takimin me dyer të mbyllura. Agjencia “Anadoly” shkruan se biseda ka zgjatur rreth 3 orë. Misteri dhe hamendësimet për takimin janë të shumta.

Së pari mendohet se një çështje që mund të jetë shtruar për diskutim është marrja e dronëve Bayraktar nga Turqia. Kryeministri Rama tha pak ditë më parë se vendi ynë do të pajiset me 6 të tillë të armatosur. Një tjetër temë që me siguri kreu i shtetit turk nuk e ka shmangur është çështja e “gylenistëve”.

Këtë herë Rama shkon me “kokën lart” të miku i tij. Kjo, pasi pak kohë më parë arriti t’i vërë drynin njërës prej shkollave që i përkasin këtij rrjeti në Tiranë. Kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe një çerdhe u mbyllën. Duket se një nga detyrat që Erdogan la në Tiranë gjatë vizitës së fundit është përmbushur. ©LAPSI.al

Zjarr Tv Ad