Misteri për ndërtimin e kullave pa leje në Tiranë/ Ministri i Ramës fajëson opozitën: I ka quajtur energjia e qytetërimit! Ne nuk e heqim këmbën nga gazi…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kulmin e debateve për ndërtimet pa leje, ku qeveria ka miratuar një VKM per konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka fajësuar opozitën që sipas tij i ka favorizuar këto ndërtime kur ka qene ne pushtet.

Edhe pse qeveria ka hyrë në vitin e 10 të saj, sërish akuzon opozitën, e cila kohët e fundit ka bërë shumë denoncime për ndërtimet e kullave pa leje në Tiranë.

Sipas ministrit, opozita e sotme kur ka qenë në pushtet jo vetëm nuk ka zbatuar forcën e ligjit, por i ka motivuar ndërtimet pa leje dhe i ka quajtur ato energjia e qytetërimit.

Ai thote se shpesh jane kritikuar se kane qene tolerant ne zbatimin e ligjit.

“Ne ndahemi me opozitën shqiptare, e cila kur ka qenë në pushtet jo vetëm nuk ka përdorur forcën e ligjit, por i ka inkurajuar dhe i  ka lavdëruar dhe i ka quajtur energjia e qytetërimit. Kjo na i ka bërë të vështirë, sepse kemi trashëguar shumë ndërtime pa leje. Ju siguroj që e njëjta temeperaturë diskutim është edhe sot në cdo mbledhje qeverie”, u shpreh Peleshi.

Pyetje: A ka nisur qeveria punën për të zbuluar misteret si janë ndërtuar pallatet pa leje në Tiranë në pronësi të biznesmenëve Salillari dhe Morina që kanë përfituar kontrata publike?

Niko Peleshi: Nuk besoj se është një pyetje që mund të më bëhet mua, por si përfaqësues i qeverisë mund t’ju them se qeveria nuk e ka hequr nga 2013 edhe në vazhdim këmbën nga gazi për të hyrë në një kapitull të ri të territorit, të raporteve të shtetit me territorin.

Ju e mbani mend mirë sesa ndërtime pa leje janë prishur sapo ne kemi nisur punën nga viti 2013. Shumë të kritikuar kemi qenë, sic e quante opozita agresivitetin ndaj këtyre zhvillimeve.

Ne ndahemi me opozitën shqiptare, e cila kur ka qenë në pushtet jo vetëm nuk ka përdorur forcën e ligjit, por i ka inkurajuar dhe i  ka lavdëruar dhe i ka quajtur energjia e qytetërimit. Kjo na i ka bërë të vështirë, sepse kemi trashëguar shumë ndërtime pa leje. Ju siguroj që e njëjta temeperaturë diskutim është edhe sot në cdo mbledhje qeverie.

Nuk ka kompromis as në qendër të Tiranës, apo në qytete të tjera. Shpesh herë na kritikojnë pse jemi tolerant në periferi le më pastaj në qendër të Tiranës.

Unë rikonfirmoj edhe njëherë që qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë sic ka qenë në këto 8 vite e papajtueshme me veprimtaritë e paligjshme në fushën e territorit. Jemi kritikuar se kemi qenë tolerant.

Zjarr Tv Ad