‘Misto Mame’ pa kopshte e shkolla, Veliaj nuk realizoi premtimet

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kërkonte një mandat tjetër, ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj që u ka premtuar qytetarëve që në mandatin e tij të dytë do t’i kushtojë një rëndësi të vecantë fëmijëve e konkretisht arsimimit duke u shprehur se në 4 vitet e ardhsme do të ndërtojë shkolla të reja.

Por dhe pse po bëhën më shumë se 5 vitë që kryebashkiaku Veliaj është nën drejtimin e bashkisë Tiranë, fëmijët duket se nuk u është kushtuar rëndësia e duhur.

Edhe pse një lagje e mbipopulluar banorët e ‘Misto Mames’ ankohen per mungesen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Banorët  thonë se shkollat janë shumë larg lagjes dhe janë të detyruar ti cojnë fëmijët në shkolla larg zonës.

Problem për prinderit janë dhe kopshtet e cerdhet pasi në zonë ka vetëm private dhe jot ë gjithë i kanë mundësitë ekonomike.

Thirrja e tyre shkon për shkolla dhe cerdhe, dhe jo për ndërtime pallatesh.

Një tjetër lagje e Tiranës siç është zona e Astirit prej vitesh ka një problem të tillë që dhe pse e kanë ngritur si shqetësim nuk është marrë asnjë masë.

Zjarr Tv Ad