I ftuar ditën e sotme në Zona Zero në Top News ka qenë zyrtari dhe anëtari i PD-së Endri Hasa. Hasa ka folur për temën Rikthimi i Berishës në selinë blu. Në fjalën e tij Hasa është shrehur se asnjë lloj pakice nuk mund t’i imponohet shumicës.
Hasa është treguar i vendosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha. Një Kuvend sipas tij legjitim sepse është i organizuar nga vetë PD me në krye lidershipin e saj Lulzim Bashën.
“Çdo lloj pakice nuk mund t’i impomnohet shumicës. Në atë Kuvend PD do jete me kryesinë dhe lifershipin e saj. PD do të jetë me të gjithë kolegjin e kryetarëve. 60 kryetar kanë mvbështetur atë kuvend. Vetëm 12 kryetar nuk kanë marrë pjesë në punimet e kuvendit të cilët edhe u përjashtuan. Demokratëcia ka rregulla. PD ka statut dhe Kushtetutë. Në momentin që një vendimmarrje meret pritet të zbatohet.
Nuk mund të ngelin peng demokratët të asnjë lloj mitingu aq më tepër mitingu më i dobët që ka organiauzar Berisha. Po u them me bindjen time, ai është mitingu më i dobët që ka realizuar ndonjëherë Sali Berisha, i realizuar në 3 muaj me shumë lekë dhe pak njerëz.”- tha Hasa.