“Mitrovica është Shqipëri”, banderola dhe flamuri i UÇK shfaqen në stadiumin e Elbasanit

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica është Shqipëri” është parë gjatë ndeshjes Tirana-Egnatia në stadiumin “Elbasan Arena”. Tifozët shqiptarë janë sensibilizuar me Kosovën për ngjarjet e dhunshme në veri.

Në stadiumin kombëtar të Elbasanit sapo ka përfunduar ndeshja finale për Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Egnatias. Kjo e fundit ka mundur të fitojë dhe është shpallur fituese.

Mirëpo, pavarësisht ndeshjes dhe ndarjes së tifozerisë në dy grupe, të gjithë janë bërë bashkë në mbështetjen e tyre për Kosovën dhe shqiptarët atje, pas momenteve të vështira.

Serbët kanë braktisur institucionet dhe Qeveria e Kosovës vendosi të zhvillojë zgjedhje të njëanshme, duke zgjedhur kryetarë etnikë shqiptarë, të cilët nuk njihen nga serbët. Këta të fundit kanë protestuar jashtë godinave të komunave dhe kanë sulmuar policinë.

Zjarr Tv Ad