Mitsotakis letër OMONIA-s: Respektimi i minoritetit, kusht për negociatat e Shqipërisë me BE

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar me një letër organizatës OMONIA. Sipas kësaj organizate letra është me një rëndësi të veçante politike  jo vetëm në aspektin e komunikimit zyrtar dhe përmbajtjes së ngrohtë, por edhe në referimin e problemeve dhe rolin politik që luan OMONIA.

Mitsotakis ka deklaruar se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 “Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri I Greqisë.

Zjarr Tv Ad