“Mjaft se e kemi dëgjuar njëherë”- Ismail Kadare mesazh lexuesve në panairin e librit: Ne shkruajmë për ju, duam të dimë çfarë mendoni

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë një mesazh për lexuesit mesditën e sotme në panairin e librit.

Ai u shpreh se lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë pasi autorët duan të dinë se çfarë mendojnë ata kur marrin një vepër në dorë.

“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues.

Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’.  Ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad