Mjafton një gol, Feronikeli i jep lamtumirë Champions-it

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nis të pakësohen skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Pas Shkëndijës së Tetovës, ka qënë radha e kampionëve të Kosovës, Feronikelit për t’i dhënë lamtumirë UEFA Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht në “Fadil Vokrri”, 1-0 nga TNS, duke “hedhur” në kosh atë barazim historik 2-2 të arritur një javë më parë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67-të nga Ebbe, por i mjaftoi uellsianëve për të kaluar në raundin tjetër.

Megjithatë, fatet e Feronikelit nuk ndalen këtu, me kosovarët që do të tentojnë të bëjnë mirë në raundet kualifikuese të Europa League, kompeticion që e nis nga raundi i dytë.

Zjarr Tv Ad