Bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur sërish në protestë, pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, ku Ardit Klima ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” dhnunën që mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij, ndërsa mjekët thonë të kundërtën.
Mjekët kanë dalë në protestë duke thënë se personi që keqtrajtoi mjekun pak ditë më parë, është i lirë.
Ata janë shprehur se; Ardit Klima ka probleme të shëndetit mendor dhe që shpesh shkon në spital dhe i shantazhon.
“Të marren masa. Protesta do ketë edhe më tej, do na mbështesin edhe mjekë të tjerë. Personi që goditi mjekun vazhdon të jetë i lirë. Ai është një person me probleme psikologjike që vjen shpesh dhe na shantazhon.
Asnjë masë nuk është marrë, duhet të merret masë ndaj këtyre pesonave që ushtrojnë që sillen kështu ndaj bluzave të bardha. S’mund të vazhdojmë të ushtrojmë profesionin në këto kushte,” janë shprehur disa nga mjekët për median.