“Mjekët nuk e prekën me dorë se ishte bërë pis”, vëllai: Si më vdiq motra

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak kohë nga ngjarja e rëndë e ndodhur para pak ditësh në spitalin e Durrësit ka patur një tjetër reagim nga familjarët e të ndjerës e cila humbi jetën, pasi mjekët nuk i dhanë ndihmën e menjëhershme.

Me ketë argument familjarët e viktimës kanë akuzuar mjekët e këtij spitali për neglizhencë.

Ka qenë i vëllai i 56-vjecares, Ervehe Dedej, Albert Dedej I cili është shprehur  se mjekët nuk e prekën me dorë motrën e tij, pasi ajo ishte bërë me baltë, duke qenë se kishte rënë në një kanal në Porto Romano. I vëllai tregon se e kishin çuar në urgjencë, pasi kishte kapërdirë një sasi medikamentesh dhe për tre ore me radhë nuk është vizituar nga mjekët.

“Mjekët nuk e prekën me dorë për tre orë dhe nuk i afroheshin se ishte me baltë. Motra kishte rënë në një kanal në ‘Porto Romano’. Kërkoj hetim për mjekët e urgjencës së Durrësit. Mjeku më tha se motrën s’e shpëtonte dot as Zoti. Nëna ime u lutej mjekëve që t’i shpëtonin vajzën”, – është shprehur i vëllai i viktimës.

Ndërkohë, nga ana tjetër mjekët janë shprehur se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal por fatkeqësisht 56-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Duke vijuar më tej, Dedej thekson se do ta denoncojë edhe në policinë e Durrësit, që të nisin hetimet për ngjarjen në fjalë.

Mjekësia ligjore po punon për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56-vjecares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmuar nga medikamentet qe kishte gëlltitur.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad