Mjekët paralajmërojnë për ‘Dorën e Selfie’ / Ja dëmet që shkakton

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mjek në Los Angeles ka paralajmëruar për pasojat e përdorimit me orar të gjatë të telefonave celularë duke marrë shkas nga ankesat e pacientëve të tij për dhimbje të kyçeve të duarve apo dëmtim të shikimit. Dr. Levi Harrison, një kirurg ortoped, tha se disa pacientë kanë ardhur duke u ankuar për dhimbje në kyçet e duarve dhe ndjesi shpimi gjilpërash në gishta, shkaku i të cilave është hiper-përkulja e kyçit të duarve gjatë selfieve të ‘shkrepura’ me smartfonet e tyre. Harrison tha se ai po tenton të mësojë pacientët si të mbajnë telefonat e tyre për të tendosur më pak pulsin e dorës dhe gjithashtu iu mëson ushtrime që lehtësojnë inflamacion. ‘Dora e selfit’ si edhe është quajtur nga mjekët nuk është sëmundja e parë e shkaktuar nga abuzimi me smartfonët.

Për shembull, në SHBA në vitin 2015 një pacient nga San Diego u operua për të riparuar një tendinë, pasi e kishte ekzagjeruar duke luajtur orë të tëra me ‘Candy Crush Saga’ (29-vjeçari kishte luajtur pothuajse gjithë ditën për gjashtë javë), dhe në Kinë një grua humbi shikimin pasi kishte kaluar pushimet e verës duke luajtur vazhdimisht me smartfonin e saj.

 

Zjarr Tv Ad