Mjekët protestë nesër në QSUT/Ja çfarë kërkojnë mjekët nga Qeveria

0
2

Mjekët e QSUT kanë lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme (24 shtator) përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor. Ndërkohë policia ka refuzuar kërkesën e tyre për të protestuar pasi këto mbledhje janë të ndaluara gjatë kohës së pandemisë.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta dotë zhvillohet rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë.

Ata kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë policia ka refuzuar kërkesën e tyre për të protestuar pasi këto mbledhje janë të ndaluara gjatë kohës së pandemisë.

Njoftimi i plotë i SPShSh:

Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. 

Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Situata e koronavirusit në vendin tonë vijon që të qëndrojë e njëjtë ku gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 121 raste të reja ndërkohë që 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.