Mjekja e njohur emërohet zëvendës ministre e Shëndetësisë (Emri)

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekja e njohur infektologe Entela Ramosaçaj është emëruar zëvendës-ministre e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Zjarr Tv Ad