Mjeku akuzohet për helmimin e 17 pacientëve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Francë ka nisur hetimi penal për një mjek, i cili akuzohet për helmimin e më shumë se 17 pacientëve.

Frédéric Péchier, një anesteziolog, është hetuar deri tani për shtatë raste të tjera helmimi, ndërkohë që akuzohet për 9 vdekje.

Prokurorët pohojnë se ai ka manipuluar anestezitë e kolegëve për të krijuar një emergjencë dhe për të treguar talentin e tij.

Péchier mohon të gjitha akuzat, por do të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne tha për agjensinë e lajmeve AFP se hetimi nuk dëshmoi asgjë.

“Ekziston mundësia që Dr. Pechier ka kryer këto helmime, por kjo nuk është gjë tjetër veçse një hipotezë Prezumimi i pafajësisë duhet të theksohet,” tha zoti Borgne.

Një gjyqtar hetues në qytetin lindor Besançon e vendosi nisi hetimin ndaj 47-vjecarit në maj të vitit 2017 për shtatë helmimet e para. Mjeku u lirua më vonë, por u largua nga puna.

 

Zjarr Tv Ad