Mjeku Alimehmeti zbardh te vertetat rreth vaksinimit/Pse e pranuan shqiptarët Sinovac ?

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Shkruaje ne akull”, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka zbardhur të vërtetat në lidhje me vaksinimet në vendin tonë.

Ai u ndal në efikasitetin e vaksinës Sinovac ku u shpreh se nuk ishte e novojshme që kjo vaksinë të merrej nga shqiptarët pasi kurba e infektimit pati rënie,pra nuk ishte emergjente.

Ka disa shtete që e pranuan vaksinën Sinovac si Indonezia dhe Turqia ndaj dhe kësaj iu referua edhe vendi yne .

Kina ka folur shume qartë duke thënë se kjo vaksinë ka qenë për persona 18-59 vjec,ndërsa ne ua bëmë këtë personave me moshë më të madhe.

Kina e ka testuar si fillim tek të rinjtë sepse ata janë “motori i shoqërisë”
Me 21 Mars është dhënë një deklaratë nga Zëdhënësi zyrtar i Komisionit Kombëtar Shëndetësor te Kinës ku është thënë :”Grupet tona të kërkimit janë duke përshpejtuar punën për të mbledhur të dhenat nga studimet klinike për përsonat e vjetër ,pra mbi 60-vjec në mënyrë që më vonë të bëhet vaksinimi masiv i tyre”.

Si mundet atëherë që një vaksinë që nuk është aprovuar nga OBSH të praktikohet të popullsia?

“Mund të ndodh që një shtet rekomandimin e OBSH të mos e marrë parasysh”-është shprehur mjeku Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad