Mjeku Edvin Prifi: S’kam fshehur asgjë, kam mbaruar me medalje ari dhe kam operuar mijëra shqiptarë…

0
4142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Edvin Prifti, gjatë seancës së sotme gjyqësore, ka deklaruar se; nuk ka fshehur asgjë pasi ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit.

Ndër të tjera, ai tha se; është kthyer në Shqipëri në 2006, në kohën kur njerëzit operoheshin jashtë dhe ngriti besimin e pacientëve, duke drejtuar kardio-kirurgjinë.

“Jam kthyer në 2006 , njerëzit operoheshin jashtë. Unë ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë dhe shqiptarët po operohen në Tiranë. Gjithmonë do them të vërtetënS’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”, ka thënë ai. 

Zjarr Tv Ad