Mjeku i Dytë që Humb jetë nga Covid-19

0
4

Me dhimbje te madhe i ka lene koleget lajmi per ndarjen nga jeta e mjekut 69 vjecar Hysni Shkjau, i cili nuk e fitoi dot betejen me koronavirusin, pas disa ditesh trajtimi ne Spitalin Infektiv ne Tirane.

Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.