Mjeku Ilir Allkja i bashkohet fushatës së Lefter Gështenja…

0
686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Allkja, i pushuar nga puna vetëm pak kohë më parë nga Edi Rama, Allkja i është bashkuar fushatës së kandidatit për deputet të PD-së, në Librazhd, Lefter Gështenja.

Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale nga vetë mjeku, por edhe nga kryetari i PD-së Librazhd, Bujar Vreto, shihen shumë të rinj që i janë bashkuar opozitës në rrugëtimin e saj.

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Bujar Vreto:

“Rinia e Librazhdit do ndryshim

Dola nga zyra për të pirë një kafe tek lokal “Flora” me Deputetin z.Lefter Gështenja por u surprizuam nga disa të rinj që ishin ulur në tavolina të ndryshme dhe u bashkuan me ne. Entuziazëm, mbështetje, besim dhe shpresë se Librazhdi me fitoren e PD-së do ndryshojë rrënjësisht dhe jeta e tyre do marrë kuptim këtu. Ne kohën që pinim kafe me të rinjtë, informacione të gjithanshme na vinin se mafiozët e pushtetit shpërndanin ndihma (lëmosha) në disa pika dhe ne ju dërguam porosi ti marrin se djersa e tyre është vjedhur nga hajdutët për 8 vjet.

Jo ndihma të shpërndajë (2 litra vaj, nga 2 kg miell e sheqer dhe ndonjë sapun 15 që të mbush kokën me parazitë) por çfar të duan të bëjnë nuk e ndalojnë zemërimin e popullit dhe votën kundër tyre në 25 Prillë 2021. Spontaniteti i kafes me rininë pikënisja e një ndryshimi të madh. Fitore”…shkruan Vreto.

 

Zjarr Tv Ad