Mjeku riinfektohet me koronavirus pas tre muajsh, ky rasti i parë në vend

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e  fundit janë shënuar 20 raste të reja me koronavirus edhe në Spitalin infektiv ka pasur shtrime të reja.

Aktualisht në spital po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar, informoi sot Dr. Flutra Beqo nga Ministria e Shëndetësisë

Po kështu një personel shëndetesor është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh.

“Është  i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar” informoi Beqo duke shtuar se gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.

34 te vdekur- Ndërkohë mbrëmë një 85 vjeçare nga Tirana humbi jetën në Spitalin Infektiv. E moshuara ishte konfirmuar me COVID19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese.  Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Rastet aktive me COVID-19-  Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin, informoi Dr. Flutra Beqo

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë ndërsa gjithsej janë 1232 të prekur.

Zjarr Tv Ad