Mjeku shqiptar paralajmëron se të rinjtë duhet të respektojnë distancën,mosha e thyer është më e rrezikuara

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti ka deklaruar dje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se të rinjtë duhet të respektojnë distancën dhe ka theksuar se mosha e thyer është më e rrezikuara.

“Faktet janë kokëforta, cilado qofshin dëshirat tona, preferencat tona, apo diktatet e pasioneve tona, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dhe evidencën. Siç e dimë ka një gradient shumë të fortë, me vdekshmëri shumë më të lartë te moshat më të mëdha dhe me vdekshmëri pothuajse zero ose minimale në moshat e reja. Për ta ilustruar, autorët e kanë krahasuar vdekshmërinë nga COVID-19 me vdekshmërinë nga aksidentet automobilistike dhe nga aksidentet në përgjithësi”, – ka shkruar mjeku.

Ai ka publikuar disa të dhëna mbi vdekshmërinë në bazë të moshës. Mjeku bën me dije se tek mosha 0-34 vjeç, vdekshmëria nga COVID-19 është 3 herë më e ulët se sa vdekshmëria nga aksidentet. Ndërsa tek mosha 35-44 vjeç, vdekshmëria nga COVID-19 është njësoj me vdekshmërinë nga aksidentet.

“Mosha 45-54 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 5 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet. Mosha 55-64 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 17 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet. Mosha 65-74 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 60 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet. Mosha 75-84 vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 99 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet. Mosha 85+ vjeç: vdekshmëria nga COVID-19 është 105 herë më e lartë se vdekshmëria nga aksidentet”, – ka shkruar mjeku Ilir Alimehmeti.

Ndërkohë gjatë një interviste televizive ditën e djeshme, mjeku duke folur për koronavirusin, deklaroi se të rinjtë janë ata që duhet të respektojnë distancën sociale, pasi janë rrezik për prindërit apo gjyshërit.

“Unë do iu bëja thirrje të rinjve që të kenë kujdes, sepse ata mund ta përcjellin tek të moshuarit. Kjo sepse të moshuarit janë ata që kanë rrezik real nga Covid-19. Shqipëria është një vend që ka ecur në mënyrë normale. Shtete që e kanë lënë të bëjë qejfin e vet virusin, është parë që aty ka rrezik më të madh”, – deklaroi Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad