Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka folur për sfidën e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, teksa mjeku Tritan Kalo, ka kërkuar t’i bëjë një pyetje, ndërsa ka qenë duke ndjekur intervistën e tij në Klan News.
Mjeku Tritan Kalo, ka ndarë shqetësimin në lidhje me dezinfektimin dhe pastrimin e autobuzëve urbanë në Tiranë, ku tejkalohet kapaciteti i pasagjerëve.
Duke shprehur mirënjohje të thellë për mjekun Kalo, Veliaj i ka kërkuar atij t’i thotë s’e për cilën linjë bëhet fjalë dhe ka premtuar publikisht, që do të nisë inspektorët që në mëngjes për rastin.
Po na ndjek mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili më kërkon t’ju bëj një pyetje. Një shqetësim në lidhje me dezinfektimin dhe pastrimin e autobuzëve urbanë në Tiranë ku nga puna e përditshme thotë që ka më shumë se 75% pasagjerë dhe tejkalohet kapaciteti që është marrë nga vendimi i qeverisë…
Veliaj: Dua t’i çosh një përshëndetje shumë të zjarrtë, një mirënjohje shumë të madhe pofersor, doktor, Tritan Kalos, kam një respekt të veçantë.
Ai gjithashtu i ka shërber qytetit edhe më përpara kur ka qenë në Këshillin Bashkiak.
Nëse do kesh kortezinë vetëm të më çosh se për cilën linjë bëhet fjalë, unë premtoj zotit Kalo që do ta ndjek menjëherë sapo të më thuash cila është linja dhe që nesër në mëngjes do jenë inspektorët aty.