Mjeku Tritan Kalo mesazh për gjithologët: Na kanë mbytur militantët, Shqipëria jonë përballë sfidave të mëdha

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shkruar një shënim për ata që i ka cilësuar si “gjithëlogë militantë të sëmurë politik”.

Në një shënim në “Facebook”, duke cituar shkencëtarin Albert Ajnshtajn, Kalo shprehet se këta “gjithologë” flasin në një kohë që Shqipëria gjendet përballë sfidave të shumta, jo vetëm shëndetësore, por edhe politike e ekonomike.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!

Zjarr Tv Ad