Mjeku Tritan Kalo u bënë thirrje të rinjve

0
8

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e ka nisur këtë të dielë me një apel për të rinjtë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur grumbullimin në plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre por edhe atë të prindërve dhe të afërmve të tyre.    Me shqetësim, mjeku Kalo thotë se në spitalet Covid është rritur shtrimi i të rinjve, madje mes tyre ka pasur jo pak edhe humbje jete. Në vend të bareve dhe lokaleve, ai i fton të rinjtë të harxhojnë më shumë kohë në natyrë, pse jo edhe për pasurimin e saj me mbjellje pemësh. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për katër humbje jete dhe 120 raste të reja me Covid. Në spitale po trajtohen 119 persona, ku 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.