Mjekut kardiolog iu sekuestruan mijëra euro/ Flet avokati i tij: Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje, do bënte…

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, ku SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash, në zyrën e tij dhe në banesë, avokati shprehet se; “paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje”.

Sipas avokatit Henrik Ligori, mjeku nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, pasi sasia e parave janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

“Paratë gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.”-ka thënë Ligori.

Edvin Prifti, u pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arrestimeve të kryera në Gjykatën e Krujës.

Hetimet ndaj tij, kanë nisur bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve, por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se;  nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit, të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme, janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skënderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit të profesionit.  Të njëjtin vendim, ka marrë edhe për infermieren  Trëndafile Frangu, ndërsa për Migena Skëndërin, është vendosur masa detyrim për t’u paraqitur.

Zjarr Tv Ad