Mjerimi dhe skamja vazhdojnë të përhapen, Myftiu i Shkodrës: Drejtuesit mburren me çështje qesharake

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata social-ekonomike shihet nga Myftiu i Shkodrës si mjaft problemtatike. Kjo sipas tij ka sjellë largime masive të të rinjve, për të cilat, përgjegjës të drejtpërdrejtë bën drejtuesit e shtetit. Përballë kësaj situate, myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari, u bën thirrje shqiptarëve për bashkim dhe distancim nga e keqja.

Largimet masive të të rinjve jashtë vendit e kanë një përgjegjës, sipas myftiut të Shkodrës Muhamet Sytari. Dhe ajo është politika. …

“Është e dhimbshme Shqipëria në 2019-ën është një vend ku po largohet rinia, po shfaqen veset më të liga të historisë së racës njerëzore edhe ndërkohë që drejtuesit e vendit mburren me çështje qesharake, mjerimi dhe skamja vazhdojnë të përhapen në vend, domethënë ka nevojë për një ringritje, ka nevojë për një rimëkëmbje, ka nevojë për një frymë të re, për kapërcimin e këtij pragu të kësaj ligësie që ka përfshirë vendin të mjerimit dhe skamjes që ka përfshirë vendin.”, shprehet ai.

Me tone alarmante për situatën, Sytari u bën thirrje shqiptarëve që të bshkojnë duart për të mirën e vendit, duke u distancuar nga e keqja. Një vend pa alternative, sipas tij, nuk është asgjë më tepër se një morg.

“Një vend që nuk ka alternative kthehet në morg  dhe është e dhimbshme që ky vend i bekuar nga zoti të kthehet në morg për shkak të politikave të gabuara që e kanë marrë përdore dhe po e marrin cdo e më tepër përdore shqipërinë drejt varfërisë dhe skamjes. Ne nuk duhet të bëhemi palë me të keqen ne duhet te distancohemi nga e keqja. Ne duhet të punojmë fort që të bashkojmë duart, të gjitha mundësitë që kemi për të mirën e vendit për të mirën e së sotmes e të ardhmes së fëmijeve tanë në veçanti”, ka deklaruar ai.

Deklaratat, Myftiu i Shkodrës i bëri me rastin e 29-vjetorin e hapjes se xhamise se Plumbit dhe shpalljes se lirise se besimit ne Shqipëri.

Zjarr Tv Ad